Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar nga afër banorët e Deçanit që po marrin tretman mjekësor teksa qindra të tjerë u helmuan e ku shkaktar dyshohet të jetë uji.
Abdixhiku tha se të gjithë janë brengosur pas kësaj situate teksa shton se tani nuk është koha as për politikë e as për gjueti fajtorësh pasi është koha për ndihmë, njofton Klankosova.tv.
“Sot, me bashkëpunëtorë, vizitova Deçanin pas gjendjes emergjente të shpallur si rrjedhojë e helmimit të mbi 1500 qytetarëve tanë. Të gjithë jemi të brengosur dhe bashkëndjejmë për shëndetin e tyre”.
“Gjendja është e rëndë; me fëmijë, gra e burra të shtrirë. Por kjo s’është kohë për të bërë politikë e as për gjueti fajtorësh. Përkundrazi, është koha për ndihmë. Prandaj, së bashku me Gazmend Muhaxherin, Kryetarin e Pejës, Komunës fqinje, i ofruam ndihmën e nevojshme – të çfarëdoshme – Komunës së Deçanit e Kryetarit Ramosaj, Qeverisë qendrore e gjithë qytetarëve të kësaj ane. Gjothashtu, të gjitha ekipet tona të ekspertëve e profesionistëve, vullnetarëve e strukturave janë në dispozicion të plotë. Sot, të gjithë ndjehemi qytetarë të Deçanit”.
Abdixhiku në emër të partisë falënderoi stafin shëndetësor në Deçan teksa bëri thirrje që të gjithë pa dallim të jemi afër njëri-tjetrit në orë si këto.
“Në emër të LDK-së, falënderoj stafin shëndetësor në Deçan dhe gjithë ekipet tjera ndihmëse që po kujdesen ditë e natë për qytetarët tanë. U bëj thirrje të gjithëve, pa dallim, të jemi afër njëri-tjetrit në orë si këto e t’i shtojmë përpjekjet tona kudo që ka nevojë”.
“Në fund, më lejoni që t’i siguroj të gjithë ata që në këto momente po e vuajnë këtë gjendje me shëndetin e tyre, se ata dhe familjet e tyre nuk janë vetëm” është shprehur Abdixhiku.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…