POLITIKE

Abrashi tregon se nga çka u frikësua Albin Kurti

Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se Kurti duket se është frikësuar nga përgjegjësia dhe nga formati i dialogut.

“Sot SHBA-ja i ka ndoshta 2 apo 3 zyrtarë të lartë që merren me dialogun. Kryeministri normal që gjen arsye dhe me e nxjerr veten mirë. Ka qenë vet Grenelli me tone edhe të ashpra dhe me kërkesa që tarifa të largohet. E kjo nuk është dëgjuar. Një sinjal që një investitor po hiqet dhe në mes tjerash e akuzon politikën për ne është e papranueshme. E gjithashtu edhe tërheqja e MCC-së”, ka thënë Abrashi.

Më tutje, ai deklaron se është faji i Kurtit se pse jemi në këtë pikë.

“I pari që veproi me e prishë këtë pritje të LDK-së ishte kryeministri Kurti. Për mua është e papranueshme që nëse paradite e shkarkon LDK-në dhe pasdite e kthen atë. Kjo tregon e përdor metodën përçaj dhe sundo. LDK-ja gjithmonë e ka pasur një demokraci që ka qenë model për partitë e tjera. Është përgjegjësi e Kurtit se pse jemi në këtë pikë, e ka të bëjë me tarifën”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij Kurti ka disa këshilltarë që hapur janë kundër Amerikës.

“Ne kemi marrë informata se pse LDK-ja rri në një qeveri 4-5 këshilltarë të kryeministrit që flasin hapur ndaj antiamerikanizmit dhe neve na është bërë pyetje a e përkrahni këtë qeveri apo jo. Boshti jonë është partneriteti me SHBA-në dhe s’mund ta rrezikojmë atë”, ka thënë ai.

Më tej, Abrashi ka deklaruar se nuk e di nëse ende është dorëzuar mocioni në Kuvend apo jo. Sipas tij disa qeveri kanë rënë për mos përmbushjen e kërkesave të shtetndërtimit të Kosovës, e duket se edhe kjo e ka këtë fat.

“Sikur të isha në pozitë të tij ndoshta mbledhja e parë do të kishte të bënte me heqjen e tarifës dhe duket se ka bërë shumë kalkulime. Mendoj se kjo ka të bëjë se kush ka me e udhëheqë dialogun. Ne e kemi në anën tjetër edhe Thaçi insiston të merret me dialog. Këtu kemi të bëjmë me një luftë egosh se kush do ta udhëheqë dialogun”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij Kurti është i frikësuar të marrë përgjegjësi.

“Kurti si duket është frikësuar nga përgjegjësia dhe nga formati. Ideja ndoshta se edhe kush me dal para kamerave i pari na ka sjellë në këtë pikë. Kjo ka të bëjë edhe me udhëheqjen edhe me përqindjen se çfarë sjellë përmbajtja”, ka thënë Abrashi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

12 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago