FOTO&VIDEO

Adoleshenti që gjurmon fluturimet e Elon Musk nuk pranon ofertën e miliarderit për të mbyllur llogarinë, ja çfarë kërkon ai!

Jack Sweeney, një student 19-vjeçar nga Florida, refuzoi një ofertë prej 5000 dollarësh nga Elon Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter, që gjurmon avionin privat të miliarderit.

Llogaria ElonJet ka mbi 180 000 ndjekës dhe përdor një “software” që Sweeney zhvilloi për të monitoruar fluturimet e njeriut më të pasur në botë, të dhëna që më pas publikohen në Twitter dhe që tregojnë me saktësi kur dhe ku niset ose ulet avioni, si dhe kohëzgjatjen e çdo udhëtimi.

I riu tregon se në mesazhin e parë nga pronari i Tesla dhe SpaceX, iu kërkua të fshinte llogarinë pasi ishte kërcënim për sigurinë e tij. CEO i Tesla dhe SpaceX t i ofroi adoleshentit 5000 dollarë për këtë, por Sweeney iu kundërpërgjigj duke kërkuar 50 000 dollarë, të cilat tha se do t’i përdorte për të paguar kolegjin dhe mbase për të blerë një makinë Tesla.

Musk tha se ai do të mendonte për këtë ofertë, por nuk ka kontaktuar me Sweeney që nga ajo kohë. Prandaj, adoleshenti vendosi të bënte publike bisedën e tij me miliarderin.

Unë kam punuar shumë në këtë adresë dhe 5000 dollarë, nuk janë të mjaftueshme.

Adoleshenti ka shpikur dhjetëra aplikacione të ngjashme që gjurmojnë lëvizjet e personazheve të njohur në botën e teknologjisë, përfshirë Bill Gates dhe Jeff Bezos. Rikujtojmë se në vitin 2021 ishin dhjetë sipërmarrës me asete mbi 100 miliardë dollarë dhe mbi 200 që grumbulluan të paktën 10 miliardë pasuri. Ndër të gjithë, spikati themeluesi i Tesla-s, Musk i cili e ka shtyrë veten drejt majave që vetëm John D. Rockefeller kishte arritur në fillim të viteve 1900.

Musk e mbylli vitin 2021 me vlera të krahasueshme: 273.5 miliardë dollarë, 75% më shumë se 2020, falë performancës së shkëlqyer të Tesla-s së tij në bursë. Në vendin e dytë në distancë është Jeff Bezos (194.2 miliardë) i cili e filloi vitin 2021 në krye, por u tejkalua nga Musk sepse Amazon u rrit vetëm me 2% në vit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago