LAJME

Adoleshenti shqiptar zgjedh “vdekjen” për të ikur në Britani, paguan 9 mijë paundë për një arkivol

Emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe ka parë mënyra prej më të shumëllojshmeve, që prej ikjes ilegale në kamionë mallrash, apo edhe përmes metodave të fundit të kalimit të kanalit të La Manche me gomone.

Por një 17-vjeçar shqiptar, ka zgjedhur “vdekjen” për të shkuar drejt ishullit!

Me një pagesë prej 9 mijë paundësh, ai i ka siguruar vetes kalimin brenda një arkivoli, për në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo, nuk është shaka, por e vërtetë.

I paidentifikuar për arsye ligjore dhe moshën jo madhore ende, adoleshenti ka rrëfyer se ka shkuar fillimisht në një stacion shërbimi në Steenvoorde në Francën veriore dhe aty, e kanë futur brenda arkivolit, të cilin e kanë mbyllur më pas me vida.

Prej aty, arkivoli është futur në një furgon dhe më pas është kërkuar të kalohet përmes portit të Dunkirk.

Mirëpo, në kontrollin rutinë në doganën franceze, oficerët e kanë pikasur anomalinë dhe kanë gjetur brenda pikërisht adoleshentin shqiptar.

Sipas pretendimit të këtij të fundit, ka qëndruar rreth një orë brenda arkivolit, i cili ishte futur në furgon së bashku me kuti të tjera të drunjta, për të mos rënë në sy.

Autoritetet franceze megjithatë, nuk kanë ndërmarrë veprime ligjore ndaj 17-vjeçarit dhe e kanë lënë të lirë atë.

Teksa, drejtuesi i mjetit, një shtetas rumun, ka pretenduar se ai nuk ka pasur asnjë lloj ideje se çfarë gjendej në bagazhin e furgonit. Aq më pak se një person, ishte futur brenda një arkivoli aty.

Epo, është fakt i ditur se shqiptarët “vdesin” për të emigruar drejt Britanisë. Edhe kështu ndodh!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

4 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

6 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

21 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago