Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video të aeroplanit të saj luftarak Sukhoi Su-25, i cili arriti të kthehej në bazë, megjithëse sipas saj u godit nga forcat ukrainase.
Në video shihet se si kamioni po tërheq një aeroplan të dëmtuar në pistë dhe bien në sy dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga goditja e sistemit MANPADS.
Su-25 u godit në anën e djathtë të trupit.
Raketat e drejtuara nga sistemi IR zakonisht godasin motorin, pra pjesën e pasme të trupit ku temperatura është më e lartë.