BOTA

Aeroporti i Serbisë mbushet me popullatë ruse

Fëmijë, të rinj dhe të moshuar po mbërinjë në Serbi nëpërmjet linjave ajrore.

Ky vendim erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm të popullsisë, ku nisi edhe rekrutimi ushtarak.

Rusi Petar Nikitin, i cili jeton dhe punon në Beograd u shpreh për Euronews Serbia se shumë po largohen nga Rusia, sepse askush nuk u beson autoriteteve në Moskë se mobilizimi do të jetë i pjesshëm.

“Të paktën një e treta e popullsisë ruse është kundër luftës, ata nuk duan luftë dhe nuk duan që ushtria ruse të jetë në territorin e një vendi tjetër. Pritet që njerëzit të sabotojnë mobilizimin dhe se nëse shteti tenton të ushtrojë dhunë, do të ketë rebelime të rënda”, tha ai.

Ai shton se bashkatdhetarët e tij nuk kërkojnë siguri vetëm në Stamboll dhe Beograd, por edhe në Armeni, Gjeorgji, Azinë Qendrore, madje edhe Bjellorusi.

Agjencia amerikane ‘AP’ thekson se që nga pushtimi rus në Ukrainë, pothuajse 50 mijë rusë ikën në Serbi, ku hapën biznese të shumta, veçanërisht në sektorin e IT. Institucionet zyrtare nuk japin të dhëna të sakta se sa njerëz nga Rusia, por edhe nga Ukraina, gjetën strehim në Serbi.

Ndërkohë, biletat për fluturimet e Air Serbia në linjën Moskë-Beograd janë shitur gjatë gjithë muajit shtator dhe kompania serbe thotë se vetëm një numër i vogël ka mbetur për muajin tetor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago