Banorët e Togos në Afrikë e kanë pritur me mallëngjim firmën e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan për rikthimin e faljeve në kishën e “Shën Sofisë” në Stamboll.
Duke e cilësuar Erdoganin si lider të Afrikës dhe gjithë botës myslimane, togolezët kanë sakrifikuar dy dhi në nder të vendimit të marrë nga presidenti turk, raporton agjencia propagansitike e shtetërore e lajmeve Anadolu.
Ndërkohë, ndryshe është pritur vendimi për ta rihapur si xhami “Shën Sofinë” në Perëndim. UNESCO i ka kërkuar Presidentit turk që të bëjë një hap pas në vendimin e tij me qëllim ruajtjen e “Shën Sofisë” si një thesar të kulturës botërore, ndërsa BE e ka cilësuar veprimin si ilegal dhe të njëanshëm.
Reagime gjithashtu ka patur edhe nga Papa, i cili u shpreh se ndjehej i prekur nga ky vendim.
“Shën Sofia” u ndërtua si Katedrale ortodokse fillimisht, por në vitin 1453 u kthye në xhami nga Sulltan Mehmeti kur pushtoi Kostandinopojën.
Deri në vitin 1934 ajo funksionoi si xhami, deri kur Ataturku vendosi ta kthejë në muze. Vendimi i fundit i Erdoganit e kthen “Shën Sofinë” nga muze, sërish në xhami.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…