FOTO&VIDEO

Hoxha tregon ngjarjen e pa raportuar në Tiranë: Tre qytetarë dolën për ecje, u rrahën nga rojet e kanabisit

I ftuar në studion e Abc News, me Endri Xhafon, gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për kultivimin e kanabisit në vend.

Hoxha tha se në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit ka parcela më të vogla, por të shtrira gjerë në territor. Sipas tij, problem në këtë situatë është implikimi i strukturave të policisë.

“Ka parcela më të vogla të shpërndara në territor. Po të shikosh komunikatat e policisë do të shikoni një gjeografi shtrirje në të gjithë territorin. Gjithandej është kapur këtë vit. Janë marrë të gjithë me kryepleq dhe inspektorët e pyjeve. Për mua problem është implikimi i strukturave shtetërore në kultivim. Garanci për trafikantët është policia e shtetit. Unë jam mundura ta dokumentoj. Nuk rritet sasia e kanabisit nëse nuk ka bashkëpunim me strukturat e policisë”, u shpreh ai.

Më tej, Hoxha zbuloi detaje nga një ngjarje e ndodhur në Tiranë, e cila nuk është referuar nga policia, ndërsa është në hetim. Gazetari tha se tre qytetarët janë rrahur nga rojet e kanabisit, pasi duke bërë ecje në kodra në periferi të Tiranës pa dashur kanë hyrë në një territor ku kultivohej kanabis.

“SHÇBA ka nisur me dhjetëra referime për situata të tilla. Edhe në Tiranë. Tre qytetarë po bënin hiking në rrethina dhe padashur hynë në një zonë që ishte kultivuar kanabis. Dhe rojet e kanabisit i rrahën. Këto ndodhin mbrapa kodrave të Saukut, mbrapa kodrave në Kombinat. Është një çështje në hetim. Por është fat që në momentin kur u kërkua të ndërhyhej sasia e kanabisit ishte i korrur. Dikush ka dekonspiruar. Ishte një sipërmarrje që shkoi dëm. Policia asgjësoi kanabisin por nuk gjeti dot grupin”, u shpreh gazetari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago