FOTO&VIDEO

Agjensia “BCD Travel” mashtroi qytetarët se do i pajis me viza nëse japin para të majme, prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelorë në Prishtinë ka njoftuar së është duke zhvilluar hetime në lidhje me Agejnsinë “BCD  Travel”, për të cilët qytetarët janë ankuar se janë mashtruar nga kjo kompani, duke ua marrë paratë dhe duke mos i siguruar viza.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të mbrojtjes së interesit publik të qytetarëve, ju njofton se Agjencia “BCD Travel”, me seli dikur në Bregun e Diellit, në Prishtinë, tani është duke funksionuar On line, në rrjetet sociale, me disa persona të dyshuar se në bashkëkryerje po mashtrojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe të vendeve fqinje me aranzhmane turistike në Turqi, Dubai, Maldive, Egjipt, si dhe përmes shitjes së biletave të fluturimeve në vendet e Evropës”, thuhet në njoftimin ne prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast, ku dyshohet se ky grup i personave ka mashtruar qindra qytetarë të cilët kanë paguar shuma të konsiderueshme të parave, kinse për sigurimin e vizave në vendet evropiane, ashtu që prokurori i shtetit është duke vazhduar me trajtimin e rastit në fjalë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera hetimore”.

Tutje, prokuroria iu ka bërë thirrje të dëmtuarve nga ky agjension që të bashkëpunojnë në kapjen e personave që janë të lidhur me këtë agjension.

“Ju sigurojmë se, Prokurori i Shtetit është duke e trajtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm  këtë rast dhe personat e përfshirë në kryerjen e veprave penale do të ndiqen penalisht, andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë të dëmtuar nga ky agjencion turistik, të bashkëpunojnë me organet e rendit, pasi synimi kryesor është luftimi i suksesshëm i krimit dhe sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago