Pas humbjes tragjike të jetës së 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili u raportua se ishte hedhur nga konviktet në Prishtinë ku po qëndronte në karantinë, tani mediat vendore kanë siguruar dokumentet, gjegjësisht kërkesat që i janë drejtuar Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me datë 1 maj është dërguar letra e parë me kërkesë që t’i lëshohet leja e qarkullimit babait të të ndjerit, i cili siç pretendon QOE Gjilan, kishte reklamuar dokumente që Agoni ishte sëmurë nga mëlçia.
Letra tjetër shpalos shkëmbimin e letrave në mes të dy Qendrave Operative, ku me datë 2 maj si kërkesë emergjente është që Agoni të kontrollohet urgjentisht nga neuropsikiatri sepse siç thuhet aty, ai ishte depresiv.
Kësaj kërkese i është përgjigjur Qendra Operative Emergjente pas disa minutash, duke i thënë se e kanë përcjellë kërkesën e tyre për angazhim të ekipeve mjekësore në Karantinën e Qendrës së Studentëve.
Ndërkohë, e kemi edhe një email, ku me datë 3 maj, përgjegjësi i karantinës, Valdet Hashani, ka bërë të ditur se pas vizitave mjekësore, katër pacientë kanë shfaqur shqetësime dhe kanë kërkuar konsulencë specialistike, e në mesin e tyre është edhe Agon Musliu, i cili sipas këtij dokumenti, kishte kërkuar psikolog ose psikiatër.
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…