Ahmeti për vdekjen e 26 vjeçarit: Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, i cili dje u hodh nga kati i pestë i konvikteve në Qendrën e Studentëve.

Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të mos bëhet politikë me vetëvrasjen e 26-vjeçarit

Sipas tij, në këto ditë duhet secili t’i qëndrojë afër familjes së 26-vjeçarit e jo të ndjellet urrejtje dhe dnasi.

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi. Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome.

Le të kërkohet hetim e përgjegjësi, por me këtë vrull të sulmeve po duket thua se kemi kërkuar që diçka të shkoj keq. Po shpresoj se e kuptojnë dyja palët që lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda.

Ngushëllime familjes e shpresoj se e gjejnë forcen me përballu këtë humbje të madhe.

#rriNshpi