POLITIKE

Izraeli mohon të ketë lidhje me shpërthimin në portin e Bejrutit

Izraeli mohon çdo përfshirje në shpërthimin e portit të Bejrutit që ndodhi direkt pas rritjes së tensioneve midis Libanit dhe fqinjit të saj.

Izraeli ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me shpërthimin e madh në Bejrut që ndodhi direkt pas rritjes së tensioneve midis tyre, duke shtuar se vendi ishte i gatshëm t’i japë ndihmë humanitare dhe mjekësore Libanit.

Deri më tani ka 100 të vdekur dhe mbi 4,000 të plagosur. Zyrtarët janë shprehur se presin që numri i vdekjeve të rritet më tej pas shpërthimit të së martës, ndërsa punëtorët e urgjencës po gërmojnë nëpër rrënoja për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe për të gjetur kufomat e qytetarëve.

Ky ka qenë një nga shpërthimet më të fuqishëm që e kanë goditur Bejrutin, i cili tashmë po vuan nga një krizë ekonomike dhe një rritje e infeksioneve me Covid-19.

Ministri i brendshëm i Libanit është shprehur se në port është gjetur një sasi e madhe eksplozivi i cili ishte ruajtur me vite. Izraeli, i cili ka qenë në luftë me Libanin, mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje.

“Izraeli i është afruar Libanit përmes kanaleve të sigurisë ndërkombëtare dhe diplomatike dhe i ka ofruar qeverisë libaneze ndihmë mjekësore dhe humanitare”, tha një deklaratë me shkrim nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz dhe Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi.

Irani Shiit, mbështetësi kryesor i partisë militante politike Hezbollah, gjithashtu ofroi mbështetje, ashtu si edhe rivalja rajonale e Teheranit Arabia Saudite, një fuqi udhëheqëse Suni.

Shpërthimi ishte aq i madh sa disa banorë të qytetit, ku mbajnë kujtime nga lufta civile 1975 – 1990, menduan se po goditen nga një tërmet. Njerëz të panikosur, duke qarë dhe të plagosur ecnin nëpër rrugë duke kërkuar të afërmit.

“Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa përgjegjësi.ta që janë përgjegjës do të paguajnë çmimin”, ka thënë për mediat kryeministri Hassan Diab kombit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

12 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago