KRYESORE

Ajazi: Dega e PDK-së në Drenas më mbështeti, Lladrovci ishte vetëshpallur kandidat në Facebook

Driton Ajazi është i nominuari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas për të parin e kësaj komune.

Por, kandidaturën për garën për Drenasin e kishte vetëshpallur publikisht më herët edhe kryetari aktual i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Driton Ajazi, ka thënë për Klankosova.tv, se është ai që e ka marrë miratimin nga dega e PDK-së në Drenas për t’i hyrë garës për kreun e komunës derisa për Ramiz Lladrovcin tha se e kishte shpallur kandidaturën vetëm në Facebook.

“Ne jemi në dijeni për këtë çështje. Ai e ka vetëshpallur veten për kandidat në rrjetin e tij social në Facebook që atë vetëshpallje mund ta bëjë secili qytetar, ndërsa unë sot e kam marrë miratimin e Degës së PDK-së në Drenas”, është shprehur Ajazi.

Kandidati i Degës së PDK-së në Drenas thotë se kryetari i tanishëm i kësaj komune, që vjen nga kjo parti, Ramiz Lladrovci gjatë mandatit të tij ka çaluar në shumë segmente dhe se ka abuzuar me pushtetin e Drenasit.

“Puna e Lladrovcit thënë të drejtën ka çaluar në shumë segmente dhe kjo është një arsye se pse strukturat, por edhe elektorati kanë kërkuar një ndryshim në qeverisje sepse kanë shpresuar shumë, duke më përfshirë edhe mua këtu, që kur të vijë Lladrovci do të punojë drejt. Por, ai ka abuzuar me pushtetin e Drenasit në të gjitha format e abuzimit dhe më shumë është marrë me aspektin medial dhe formë kozmetike se kinse ka bërë punë të mira”.

Ajazi ka komentuar edhe raportet me Lladrovcin duke thënë se tani ka vetëm raporte kolegiale, ani pse thotë se e kishte mbështetur në dy palë zgjedhje.

“Me zgjedhjen e tij ai ka filluar të abuzojë me pushtetin dhe strukturën e PDK-së në Drenas, por tani përveç raporteve kolegiale nuk kam diçka më shumë. Ai e ka vetëshpallur veten, kurse mua më ka shpallë dega”, ka thënë Ajazi.

Ajazi pret që kandidimin e tij do ta përkrahë edhe kryesia qendrore e PDK-së derisa nuk pret ndonjë përplasje me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin.

“Unë pres që kryesia qendrore do ta mbështesë fuqishëm kandidaturën time, pasi që ata duhet ta marrin parasysh vullnetin e strukturave të PDK-së dhe jo të individit. Nuk besoj që do të ketë përplasje. Kjo do t’i takojë kryesisë qendrore pasi që është garë demokratike – ai që e merr pëlqimin e fiton garën”, është shprehur Ajazi për Klankosova.tv.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago