FOTO&VIDEO

“MKRS po neglizhon kërkesën për vendosjen e Muranës së Skënderbeut në Prizren”

Shoqata e Intelektualëve shqiptarw “Trojet e Arbrit”, ka njoftuar se kanë kaluar gjashtë muaj që kur kanë dorëzuar të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit dhe vendosjen e Muranës.

Sipas shoqatës, projektin e kanë dorëzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë interesant dhe mjaftë frytdhënës.

“Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të merren parasysh në të ardhmën. Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora Dumoshi dhe ministri aktual Hajrullah Çeku janë duke e neglizhuar dhe duke e vonuar në pafundësi marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e kompletuar të Shoqatës” Trojet e Arbrit” lidhur me Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren. Shoqata “Trojet e Arbrit” për shkak të ndërrimeve që janë bërë në këtë ministri do të presë edhe disa muaj përgjigjen dhe nëse ne injorohemi dhe nuk marrim përgjigje pozitive nga ana e ministrisë, do të fillojmë me planin tonë rezervë, i cili do t´iu bëhet i njohur me kohë opinionit.Ne nuk do të lejojmë asesi që një shtet tjetër, të përzihet në marrjen e vendimeve në institucionet e Republikës se Kosovës të ndalon e të bllokon projektet e figurave tona madhore gjithëkombëtare”, thuhet në komunikatë.

“Në këtë periudhë kohore kemi marrë mijëra mesazhe urimi nga të gjitha trojet etnike shqiptare lidhur me këtë projekt i cili do t’i jep madhështinë qytetit historik, Prizrenit ku në një sipërfaqe të afërt do të gërshetohen tri periudha historike ajo e mesjetës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, ajo e kohës se re me lidhjen shqiptare të Prizrenit me figurat udhëheqëse të kësaj Lidhje, si dhe periudha e kohës më të re me Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Çdo ministre apo ministër duhet ta dijë shumë qartë se pozitat që ata bartin në institucionet e Kosovës janë kalimtare kurse figurat tona historike janë të përhershme sa do të ekzistoj shqiptaria”, thuhet tutje në reagim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago