Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë, sot në 2 janar 2026 në aksin Lezhë–Shkodër. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Martin Marku për Klan News, dy automjete janë përplasur me forcë në afërsi të fshatit Gocaj.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara rëndë. Më pas, trupat janë transportuar me autoambulancë drejt morgut.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi shfaqet problematik përkohësisht në këtë segment rrugor, për shkak të ngjarjes së rëndë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…