Aksident i rëndë në Klinë, vdes traktoristi, lëndohen rëndë dy persona tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës, me ç’rast ka mbetur i vdekur një person.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 14 e 40 minuta ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve kombi dhe një traktori, ku ngasësi traktorit ka vdekur, këtë e ka konstatuar mjeku kujdestar. Kurse dy pasagjerë të tjerë që kanë qenë me traktoristin kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi për Reporteri.

Ai ka bërë të ditur se lëndime të lehta ka pësuar edhe ngasësi i kombit i cili edhe është intervistuar nga policia.