Një tragjedi ka tronditur familjen e teknikut të Kombëtares së futbollit U-21, Alban Bushi.
Mësohet se prindërit e Bushit kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Veria të Greqisë ditën e djeshme.
Në aksidentin tragjik kanë humbur jetën babai i ish-futbollistit kuqezi, Ali Bushi (73 vjeç dhe nëna e tij, Bukurije Bushi (71 vjeç).
Mësohet se automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga babai i Bushit është përfshirë në një aksident në rrugën “Egnatia”, në aksin që lidh Verian me Selanikun.
Ka qenë një furgon i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis që ka përplasur makinën me targa shqiptare AB 454 GF, duke i shkaktuar vdekjen Ali dhe Bukurije Bushit. I plagosur lehtë ka mbetur shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…