LAJME

Tragjedi në Gjermani, 4 punëtorë shqiptarë humbin jetën pasi u shembet skela

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë. Katër punëtorë shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Ngjarja ndodhi në zonën e HafenCity, ku shqiptarët po punonin në një pallat. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi të hënën në mëngjes. Media gjermane BILD raporton se një prej viktimave nuk është nxjerrë dot ende nga rrënojat.

Por çfarë ndodhi?

Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë si pasojë e mbetjeve që u ranë sipër dhe janë nxjerrë. Personi që nuk është nxjerrë ndodhet në fund të boshtit i mbuluar nga rrënojat. Kjo sipas autoriteteve e bën operacionin e nxjerrjes së trupit të pajetë më të vështirë.

Fillimisht doli lajmi se viktimat ishin bullgarë, por më vonë autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për shqiptarë. Hetuesit vazhdojnë punën për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.

Sipas asaj që shkruan BILD dyshohet se skela nuk është vendosur siç duhet. Të njëjtat burime thonë se aty ishin vendosur rreth 80 blloqe betoni megjithatë është e paqartë se si kjo mund të ketë ndikuar në aksident.

Subjekti që merrej me zbatimin e projektit nuk iu përgjigj interesimit të mediave nëse materialet ishin vendosur siç duhet.

“Në këto orë të vështira, mendimet tona janë fillimisht me familjet e viktimave dhe me çdo person që punonte në kantier. Ekipet tona vendore po ndihmojnë punonjësit e kërkim shpëtimit dhe po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet përgjegjëse. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj pasi nuk mund t’ju japim informacione të tjera në këtë moment”, tha një përfaqësues i kompanisë që preferoi të qëndronte anonim.

Mediat shkruajnë se informacioni për ngjarjen ka qenë i paqartë në fillim. Një senatore tha fillimisht se viktimat ishin bullgarë. Më pas policia doli në një deklaratë që tha se ishin shqiptarë. Ndërkohë edhe numri i viktimave ishte i paqartë. Në fillim u fol për 4 humbje jete. Më pas u tha për 3 dhe në fund u korrigjua dhe u njoftua zyrtarisht se janë 4 shqiptarë që kanë humbur jetën./tvklan.al


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago