LAJME

Aksidenti me fatalitet në Gjilan, Policia thotë se të rinjtë e arrestuar po bënin gara

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për rastin e vetaksidentit të enjten në Gjilan, ku për pasojë humbi jetën një person. Të arrestuarit dyshohet se nuk e kanë ndihmuar viktimën, por janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për mosdhënie të ndihmës në raste të tilla dhe nëse ka viktima, Kodit Penal, parasheh dënim me burgim deri në 8 vjet

Pjesë të veturës, copëza xhami e njolla gjaku. Kjo është ajo çka mbetur në vendin e aksidentit tragjik në Miresh të Gjilanit dy ditë pasi një veturë u përplas me shkëmbinjtë për të kaluar më pas në anën tjetër të rrugës.

Lidhur me rastin, banorë të këtij vendi i kanë treguar televizionit se të rinjtë ishin duke bërë gara me makina dhe se aksidentet në këtë zonë nuk janë të rralla.

Në veturë bashkë me viktimën ka qenë edhe një person tjetër i cili ka pësuar lëndime trupore.

Por në prangat e Policisë kanë përfunduar tre persona të tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, të cilët janë identifikuar të premten.

“Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Policia.

Përveç për mosdhënie të ndihmës, dy nga të arrestuarit, B.A 29-vjeçar, F.A 23-vjeçar, dyshohen se në kohën e aksidentit, gjatë orëve të para të mëngjesit, kanë qenë duke bërë gara me veturë, të cilat ndalohen me ligj.

“Të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, të dyshuarit F.A. dhe B.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme’’ dhe ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyshuari L.M., për shkak të veprës penale ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, të KPRK-së”, ka thënë Liridona Xheladini nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Prokuroria pritet që të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Në rastet ku nuk ofrohet ndihma personit që gjendet në rrezik për jetë dhe më pas i njëjti vdes, Kodi Penal i Kosovës, parasheh dënim me burgim nga një deri në 8 vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

11 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago