Klevis Ruçaj është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik ditën e djeshme bashkë me dy vajzat që kishte pasagjere në mjetin tip ‘Audi’ që po drejtonte’.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur 20-vjeçari, çka ka bërë që të humbë kontrollin dhe të makina të ‘fluturojë’ nga mbikalimi i TEG dhe përfundoi poshtë në autostradë mbi një tjetër makinë. Duket se 20-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi e me shpejtësi deri në 270 km/h.
Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.
Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti.
Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital
Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti, përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…