KRYESORE

Aksidenti në Kroaci, shoferi e pranon se e kishte zënë gjumi në timon

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci, gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi ndërsa ishte duke ngarë makinën.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjic. “Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje ku edhe u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale. Deri më tani, kemi informacion se ka 10 persona të vrarë dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë. Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë me kohë detajet”, ka thënë Pranjic për mediat kroate.

Të paktën 10 viktima dhe mbi 45 të plagosur, është bilanci i aksidenti tragjik, të ndodhur në autostradën Slavonski-Brod në Kroaci. 8 persona të plagosur janë ende në gjendje të rëndë, ndërsa mes tyre është edhe një vajzë e mitur. Në total janë 15 të mitur të përfshirë në aksident.

Autoritetet e Kosovës janë nisur drejt Kroacisë për t’u ardhur në ndihmë , ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, i cili vizitoi spitalin ku po marrin trajtim personat e plagosur,  pohoi se pasagjerët ishin të gjithë shtetas kosovarë që jetonin në Gjermani, e qe po ktheheshin për pushime në vendlindje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago