Pas aksidentit tragjik me dy viktima në aksin Peqin Elbasan janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve. A2 CNN raporton se radhët e gjata janë krijuar në të dyja kahet e rrugës dhe sidomos në fshatin Bishqem, ku ndodhi aksidenti. Prej minutash të tëra mjetet nuk lëvizin fare.
Mëngjesin e sotëm dy automjete u përfshinë në aksidentin vdekjeprurës; një makinë tip Benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.
Për pasojë humbën jetën drejtuesi i benzit dhe pasagjerja në automjet. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…