Mediet greke kanë publikuar pamje nga momenti para se makina luksoze e vëllait të deputetes, të përplasej me një pemë.
Në video shihet makina luksoze “Ferrari” që lëviz në korsinë e djathtë dhe parakalon makinat e tjera, pak para momentit fatal kur shoferi humbet kontrollin dhe për pasojë përplaset me pemën dhe vdes.
Policia rrugore ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit, pritet të marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët okularë, të mbledhë materiale nga kamerat e rrugës.
Brenda Ferrarit ndodhej edhe bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, e cila i shpëtoi vdekjes, duke dalë nga dritarja e makinës pak para se mjeti luksoz të përfshihej nga flakët.
Bashkëshortja, e cila arriti të dalë nga makina dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikeas.
Mësohet se 45-vjeçari është nxjerrë nga makina nga një shofer rastësor, i cili ndodhej pas Ferrarit dhe pa aksidentin fatal nga afër.
Xhorxhis Monogyios ishte baba i dy fëmijëve , të cilët për fat të mirë nuk ndodheshin në automjetin luksoz.
Sipas medieve greke kjo ishte xhiroja e parë dhe e fundit e 45-vjeçarit, pasi mësohet se viktima kishte blerë makinën tip “Ferrari” vetëm një ditë para aksidentit tragjik.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…