LAJME

Aksidenti tragjik në Itali, flasin miqtë e të riut që drejtonte BMW-në: Po ecnim me 70 km/h, nuk po bënim gara

Miqtë e Mikele Tatanit, 19 vjeçarit që humbi kontrollin e makinës BMW dhe u përplas me pemën kanë folur për aksidentin tragjik që la të vdekur 2 vajzat Eralda Spahillari dhe shoqen e saj Barbara Brotto. Ndërsa të dashurit e tyre, vetë shoferi dhe shoku i tij Daniel Castelli mbetën të plagosur.

Miqtë kanë treguar dinamikën e ngjarjes po njësoj si Gëzim Qerosi, i cili ishte në makinën Volkswagen Polo bashkë me tre të rinj të tjerë dhe panë momentin e përplasjes. Ata kanë mohuar se ishin duke ecur me shpejtësi dhe hedhin poshtë mundësitë se po bënin gara.

“Po ecnim me 70 km/h. Ne kemi qëndruar gjithë kohës aty. Vetëm njëri prej nesh u kthye në makinë por e bëri për të lajmëruar babain e Danielit”, mësohet të kenë thënë shokët ndërsa theksuan se BMW-ja u fut në parakalim në të majtë kur preku ‘Polon’ dhe humbi kontrollin e mjetit.

Ndërkohë dje më 8 mars, Gabriella, nëna e Barbara Brotto-s tha: “U kërkoj atyre që e donin vajzën time të qëndrojnë pranë jo vetëm me ne, por me të gjithë fëmijët e përfshirë në aksident dhe prindërit e tyre. Kjo tragjedi shkatërroi tetë familje”. Gabriella nuk thotë asgjë për dinamikën dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Megjithatë uron që djemtë që po luftojnë në spital t’ia dalin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago