Gazeta “Novosti” ka njoftuar për një aksion të BIA në fabrikën e municionit, ku janë arrestuar dy persona : B.G. dhe shqiptari Sh.D. për shkka të vjedhjes së dokumentacionit për prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm.
Me urdhëresë të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd janë arrestuar tre persona punëtorë të PD “Prvi partizan” nga Uzhica dhe S. D. Nënshtetas i Maqedonisë veriore dhe pronar i PD “Ars group” nga Shkupi për keqpërdorim dhe dhënie të mitos.
Janë arrestuar ish-inxhinieri në këtë ndërmarrje B.G. nga Uzhica, N. I. Nga Pozhega konstruktor në repartin e pjesëve dhe makinave në PD “Prvi Partizan” dhe M.M. Është kumtuar në prokurori.
B.G. dhe shqiptari Sh. D. Janë arrestuar për shkak të vjedhjes së dokumentacionit për prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm.
Të dyshimtëve iu është caktuara masa e mbajtjes për 48 orë dhe ata përveç fletëparaqitjes penale për shkak të intervistës nga prokurori janë në mbajtje.
Ata ngarkohen se veprën penale e kanë kryer përmes shitjes së dokumentacioneve tjera që i takojnë ndërmarrjes “Prvi partizan” nga Uzhica dhe ka të bëjë me shitjen e armëve dhe municionit.
Po ashtu të dyshimtët ngarkohen edhe me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe dhënie të mitos.