Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari.
Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.
”Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare”,-ka deklaruar Oroshi. Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se po verifikon gjendjen në terren dhe do të veprojë në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë. Sipas tyre, zona ku ndodhet shtatorja është e pajisur me kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…