KRYESORE

Aktivistët serbë në Veri “zbulojnë” ndërtesën 2 milionëshe të Goran Rakiq, i drejtohen antikorrupsionit

Aleksandar Arsenijeviq, lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe” dhe Stefan Veljkoviq nga iniciativa me të njëjtin emër, kanë vizituar një parcelë prej 9,5 ari ku po ndërtohet një ndërtesë, për të cilën thonë se është e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Arsenijeviq tha se në atë parcelë po ndërtohet një ndërtesë, e cila aktualisht ka shtatë kate dhe e cila, sipas tyre, ka tendencë të rritet dhe eventualisht mund të vlejë mbi dy milionë euro.

“Pyetjen ia kemi bërë edhe zotit Buleshkaj, drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Të gjithëve ua bëjmë pyetjen: kush e mbron ministrin Rakiq dhe nga kanë ardhur këto para për ndërtimin e objekteve të tilla? Nga paga apo diçka tjetër, le ta hetojnë organet kompetente”, thotë Arsenijeviq.

Nova.rs ka tentuar të kontaktojë me Goran Rakiqin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të mediumit serb.

Muajin janar Agjencia Kosovare për Luftimin e Korrupsionit ka iniciuar një procedurë hetimi lidhur me deklarimin e rremë të pasurisë së Goran Rakiqit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

11 minuta ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

1 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

12 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

15 orë ago