LAJME

Vrasje me paramendim? Vëllai i Briken Sanajt kishte plagosur një person vite më parë, pistat ku po heton policia

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme te Kodra e Diellit, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Briken Sanaj.

Burime bëjnë me dije se në vitin 2015 vëllai i Sanajt kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë. Ndërkohë, familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti.

Viktima ishte pa precedent të mëparshëm penal, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy autorët që kanë kryer vrasjen. Ata duket të kenë qenë profesionistë, pasi u ka shpëtuar vetëm një gëzhojë.

Ndër të tjera mësohet se viktima ka qenë tek dasma e shokut të ngushtë dhe në momentin e vrasjes ishte bashkë me nipat e këtij të fundit.

Policia është duke punuar në pistën e vrasjes me paramendim, ndërsa kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Në të gjitha dokumentet që ju gjetën me vete emri i viktimës është Briken Sanaj, megjithatë, ai njihet nga rojet private te Kodra e Diellit si Anton Gjini dhe kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago