KRYESORE

“Aktivitet i dyshimtë me rrezik për sigurinë” në derë të Policisë: Çfarë dihet për qendrën serbe që vepronte si OJQ?

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka zhvilluar sot aksion në zyrat e një organizate joqeveritare e vendosur në një aneks të Stacionit Policor “Qendra në Prishtinë”, ku dyshohet se janë kryer veprimtari të jashtëligjshme. Aktiviteti i organizatës “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”, sipas ministrit të Brendshëm “Xhelal Sveçla” paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Bastisja që zgjati për disa orë nisi në orët e pasdites dhe aty qëndruan hetues policorë bashkë me Prokurorin e Shtetit. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e konfirmuan operacionin policor dhe u bë e ditur se në objektin e bastisur dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

Pas aksionit u deklarua edhe Sveçla, i cili tha se organizata e bastisur nuk e ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve dhe veprimtaria e tyre është tejet e dyshimtë.

“Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit.” – shkroi Sveçla.

Çfarë është “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” dhe kush qëndron pas saj?

Centar za Mir i Toleranciju Pristina, apo në shqip Qendra për Paqe dhe Tolerancë, është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2002 nga tre persona Sasa Ilic Srdan Popovic, Zorica Obradovic,

Sipas ueb faqes, prej vitit 1999, në zyrën e kësaj organizate në Prishtinë, e cila është vënë në dispozicion të komuniteteve pakicë në qytet, është vendosur një qendër për komunitete dhe se “Qendra përdoret nga qytetarët e Prishtinës nga komuniteti serb si një lloj qendre për ofrimin e shërbimeve bazë mjekësore”.

Organizata e cila dyshohet se ka ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt, ka prezantuar një qëllim tjetër në Sistemin Elektronik të Organizatave Joqeveritare.

Aty thuhet se organizata në fjalë ka për qëllim përmirësimin e jetës shoqërore në Prishtinë dhe në pjesët tjera të Kosovës, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në aspektin social dhe përmirësimin e ekonomisë përmes ndërmarrjeve të vogla.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago