Aktori serb Dragan Bjelogrlić, i cili deklaronte se “Kosova është Serbi”, është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur regjisorin Predrag Gaga Antonijević.
Një fakt që ka ndodhur realisht, sepse tani së fundi është konfimuar përmes videos së sulmit fizik, e shfaqur në rrjetet sociale.
“Ai më sulmoi egërsisht. Është sulmi i një njeriu të droguar dhe të dehur. Ai më torturoi, sepse mendoi se “Daru Jasenovac” nuk duhet të filmohet, ngaqë zbulova aferat e tij të korrupsionit, – tha Antonijevic. – Bjelogrlić m’u afrua nga mbrapa. As nuk e pashë derisa filloi të më godiste.
Bjelogrlić bëri debutimin e tij në aktrim kur ishte 15 vjeç. Ai e ndoqi këtë rrugë në vitet e ardhshme me role të tjera në serialë televizivë, filma të shkurtër dhe artistikë. Nga mesi i viteve 1980 spikati si aktor i ri në Ish-Jugosllavi.
Më 1987, ai u bë një nga anëtarët kryesorë të kastit në serialin televiziv dramatik jashtëzakonisht të popullarizuar “Bolji život”, duke luajtur rolin e Boba Popadić. Vëllai i tij Goran Bjelogrlić është producent filmi. Filmi i tij i vitit 2010, “Montevideo, Zoti të Bekoftë”, u zgjodh si filmi serb më i mirë në gjuhë të huaj.
Vite më parë, në një vizitë në Graqanicë ai deklaroi se “Kosova është Serbi dhe të gjithë njerëzit që besojnë këtë, duhet të punojnë në këtë drejtim”.
“Nëse dikush mendon, dhe unë mendoj, se Kosova është Serbi, atëherë të gjithë duhet të investojnë të paktën një pjesë të energjisë së tyre profesionale në atë dhe ata njerëz atje – deklaroi ai.”
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…