KRYESORE

“Akujt” nuk shkrijnë në Bruksel! Bisedë e tensionuar Rama-Mitsotakis, Greqia e prerë për Belerin

Një përballje sy më sy, që nuk shkrin barrierën e akullt, e cila ndan Tiranën nga Athina, që pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë dy ditë para zgjedhjeve.

Kjo është panorama e mbrëmjes së sotme në Bruksel në kuadër të takimeve për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, për herë të parë që nga nisja e “betejës” së deklaratave në distancë.

Pavarësisht kësaj, sipas mediave greke nuk ka premisa për çtensionim të marrëdhënieve dypalëshe, pasi Mitsotakis e ka bërë të qartë para Ramës dhe liderëve të BE-së se Greqia do të vendosë veton për të bllokuar fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka një lëvizje të qartë që lejon Belerin të betohet si kryebashkiak.

Protothema dhe Kathimerini duke cituar burimet qeveritare në Athinë raportojnë se Mitsotakis është shprehur se çështja e marrjes së detyrës nga Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë e Shqipërisë, por një çështje respekti për shtetin e së drejtës, që përbën në vetvete kurorën e procesit të anëtarësimit.

Greqia pranoi dërgimin e raportit të BE-së në Tiranë për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që Fredi Beleri të marrë përsipër detyrat dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit. Një parakusht themelor është respektimi i vlerave themelore evropiane dhe reformat në lidhje me shtetin e së drejtës dhe veçanërisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve”, thonë burimet nga Kryeministria në Athinë.

Mesazhi i Mitsotakis në Bruksel për palën shqiptare dhe liderët e BE-së vjen vetëm pak orë pas qëndrimit publik të kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili kërkoi të mos pengohet kursi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe nëse është e mundur të anashkalohet e drejta e vetos në dispozicion të shteteve anëtare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago