Robert De Niro mbështet aktorin Al Pacino, i cili në moshën 83-vjeçare së shpejti do të bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vite më të re, Noor Alfallah.
Aktori i tha Hoda Kotb në emisionin “Sot” të enjten se ishte “shumë i lumtur” për të.
“Ai është disa vjet më i madh se unë,” vuri në dukje De Niro, 79 vjeç. “Zoti e bekoftë.”
Vetëm muajin e kaluar, ylli i “Goodfellas” zbuloi se kishte mirëpritur fëmijën e tij të shtatë, të parën me partneren e tij, Tiffany Chen.
Kur Kotb e pyeti De Niron për atësinë në “fazën e tij të moshës”, fituesi i Oscar tha se ai ka një menyrë të tijën për prindërimin.
“Kur je më i rritur, ke vetëdije për disa gjëra në jetë, dinamikë. Gjithçka, dinamika familjare,” shpjegoi ai. “Ju nuk mund të shmangni mësimin e disa gjërave dhe më pas se si mund t’i përballoni ato, t’i menaxhoni ato dhe këtë dhe atë.”
Ylli i “Taxi Driver”, Al Pacino është edhe babai i Drenës, 51, Raphael, 46, binjakëve Julian dhe Aaron, 37, dhe Elliot, 25 vjeç. Ai ende nuk ka komentuar mbi lajmet e shtatzënisë së Alfallah.5
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…