LAJME

Alarmin FBI-ja: Keto janë arsyet pse TikTik-u është i rrezikshëm

Drejtori i FBI-së, Chris Wray po ngre shqetësime për sigurinë kombëtare në lidhje me platformën TikTok, duke paralajmëruar të premten se kontrolli i aplikacionit popullor të ndarjes së videove është në duart e një qeverie kineze “që nuk ndan vlerat tona”.

Wray tha se FBI-ja ishte e shqetësuar se kinezët kishin aftësinë për të kontrolluar algoritmin e rekomandimit të aplikacionit, “i cili u lejon atyre të manipulojnë përmbajtjen, dhe nëse duan, ta përdorin atë për operacione influencimi”. Ai gjithashtu pohoi se Kina mund të përdorë aplikacionin për të mbledhur të dhëna për përdoruesit e saj që mund të përdoren për operacione tradicionale të spiunazhit.

“U kthye dy herë të shtëpia e burrit”, detaje tmerruese nga ajo çka përjet…
“Të gjitha këto janë në duart e një qeverie që nuk i ndan vlerat tona dhe që ka një mision që është shumë në kundërshtim me atë që është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Kjo duhet të na shqetësojë”, tha Wray një audience në Shkollën e Politikave Publike Gerald R. Ford të Universitetit të Miçiganit.

Këto shqetësime janë të ngjashme me ato që ai ngriti gjatë seancave në Kongres muajin e kaluar kur u ngrit çështja dhe gjatë një dialogu të vazhdueshëm në Uashington rreth aplikacionit.

TikTok është në pronësi të kompanisë ByteDance me bazë në Pekin.

Por në një seancë dëgjimore të Senatit në shtator, Shefja Operative e TikTok-ut, Vanessa Pappas iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të të dyja partive duke thënë se kompania mbron të gjitha të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se zyrtarët e qeverisë kineze nuk kanë qasje në to.

“Ne kurrë nuk do të ndajmë të dhëna, dhe pikë,” tha Pappas.

E shqetësuar për ndikimin e Kinës mbi TikTok-un, administrata Trump në vitin 2020 kërcënoi se do ta ndalonte aplikacionin brenda SHBA-së dhe i bëri presion kompanisë ByteDance për t’ia shitur platformën TikTok një kompanie amerikane. Zyrtarët amerikanë dhe kompania janë tani në bisedime për një marrëveshje të mundshme që do të zgjidhte shqetësimet e sigurisë amerikane, një proces që zoti Wray tha se po ndodhte nëpër agjencitë qeveritare të SHBA.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago