Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka alarmuar një rrezik të përgjithshëm në Kosovë, e kjo krejt pas përplasjeve të ashpra që po ndodhin këto ditë në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Geci përmes një postimi në Facebook, këtë e quan luftë brenda llojit.
Ai ka kërkuar nga LDK-ja, Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa që të qëndrojnë largë kësaj lufte që po zhvillohet nda dy liderët e Kosovës, Thaçi – Kurti.
Postimi i plotë:
Alarm për rrezik të përgjithshëm !!!
LUFTA BRENDA LLOJIT PO ASHPËRSOHET, DO TËJETË E RREZIKSHME!
Thirrje për popullin e Republikës së Kosovës që në kohëra shumë të vështira e mbështeti Presidentin Ibrahim Rugova dhe përkundër rreziqeve që kaluam jemi këtu ku jemi.
Ju lutem qëndroni larg atyre që rrezikojnë sistemin juridiko Kushtetues të Republikës së Kosovës.
Thirrje për bartsen e listës të zgjedhjeve të LDK-së të datës 06.10.20019 Znj.Vjosa Osmani thirrje për kryetarin aktual të LDK-së Zt.Isa Mustafa qëndroni larg luftës së rrezikshme për pushtet (brenda llojit) luftës në mes Hashim Thaçit me kompani dhe Albin Kurtit me kompani.
Të dashur qytetarë qëndroni larg atyre që po e rrezikojnë ekzistencën tonë.
Vetëm Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese janë organe juridike mbi të gjithë neve prandaj ti respektojmë deri në fund.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…