KRYESORE

Albin Kurti ndan nga 30,000 euro për familjet e 2 minatorëve të vdekur dhe bursë për fëmijët që po shkollohen

Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Enver Dugolli dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, z. Luigj Imeri. Aty, të pranishëm, ishin edhe kryeshefi i Trepçës, z. Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, z. Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, z. Shyqyri Sadiku.

Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e tyre.

Nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar. Ishin gjithsej 10 minatorë. Dhe, ekipi i mjekësisë ligjore, ai i FSK-së dhe i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e këtyre dy trupave në sipërfaqe nga shembja në minierë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago