KRYESORE

Albin Kurti: Rama, në mes të takimit, e futi në zyrë Depardieun – shumëkush e dëshiron “vrasjen” time

Shefi i ekzekutivit në Shqipëri, Edi Rama, publikoi një fotografi me Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe me aktorin francez, Gerard Depardieu, i njohur si mik i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Fotografia është realizuar në Tiranë, në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë, ku Kurti kishte shkuar ta takonte Ramën, dhe është publikuar në llogarinë e këtij të fundit, në rrjetin social Facebook, në internet.

E reagime të shumta për foton kanë shpërthyer në internet, nga aktorë të ndryshëm politikë, por edhe nga analistë e qytetarë të thjeshtë.

Por, ato nuk e kanë shqetësuar shumë Kurtin. Kështu ka treguar gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, i cili ka darkuar me kreun e Vetëvendosjes në Tiranë, shkruan Express.

Kurti ka treguar se Rama e ka ndërprerë për pak kohë bisedën maratonë me të, për të futur në zyrë aktorin kontrovers francez, Depardieu, që po xhiron një film në Gjirokastër.

“Ishte interesant Depardieu, dhe i këndshëm në bisedë”, citohet të ketë thënë Kurti, gjatë darkës që ka pasur në Tiranë me kundërshtarët më të fortë të Edi Ramës.

Me miqtë e tij, armiq të Ramës, Kurti ka folur edhe për kundërshtarët e tij.

“E si se shumëkush e do vrasjen time”, citohet të ketë deklar


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago