KRYESORE

Albin Kurti: Shkëmbimet territoriale receta për konflikt, jo paqe

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për Euronews World, paralajmëroi zyrtarët e Bashkimit Evropian se duhet të respektojnë pavarësinë e vendit të tij. Z. Kurti i kërkoi po ashtu përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i cili është spanjoll me origjinë, vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të përfaqësojnë BE-në dhe jo interesat kombëtare.

“Për hir të zgjidhjes evropiane, mbase ai duhet t’i japë një perspektivë të re problemeve të Ballkanit Perëndimor. Kushdo që mohon këtë realitet ose mundohet të sjellë ndonjë lloj zgjidhje pa njohjen e këtij shteti dhe vullnetit të njerëzve këtu nuk do përfitoje asgjë më shumë përveçse të  dëmtojë vetveten”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.

Albin Kurti mori detyrën si kryeministër i vendit në fillim të shkurtit, pas më shumë se dy dekadash në opozitë. Detyra e tij kryesore është të vazhdojë me negociatat me Serbinë për të vendosur një paqe midis dy kombeve, por kryeministri nuk do të pranojë asnjëherë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne. Shkëmbimet territoriale janë receta për të nxitur më shumë konflikte jo për paqe të cilën ne kemi nevojë”, theksoi Kurti. 

BE shpreson në rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të arrihet normalizimi i marrëdhënies mes tyre që nga shpallja e pavarësisë në 2008.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago