POLITIKE

Albin Kurti tregon kushtet për ta pranuar Asociacionin

Kryeministri Albin Kurti ka treguar në Kuvend rrethanat në të cilat do të zbatohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Pikat që përmendi Kurti janë:

1.-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

2.-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës

3.-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4.-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5.-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshetërore me Republikën e Kosovës.

6.-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE.

Kurti tha se në të gjitha takimet e deritanishme me Borrelin, ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimin final rreth propozimit franko-gjerman.

“Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për më tutje dhe jemi të interesuar që të nënshkruhet nga palët dhe të finalizohet. Kërkojmë nga Borrelli që sa më parë të na ftojë në takime të rregullta e të shpeshta”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se pika e 10-të e propozimit për marrëveshje bazë, i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, dhe në kuadër të këtij neni, do të trajtohen të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe ajo e 19 Prillit 2013, Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klankosova.tv.

Çfarëdo tentative që nenet të bëhen parakushte për ecje përpara, janë sa më të pakuptimta aq edhe joproduktive. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje në qendër, duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat, por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si vlerë shoqërore”, u shpreh kryeministri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

19 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago