Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dëshiron ta bëj shërbimin e detyrueshëm ushtarak për arsye se përvoja dhe mësimet ndihmojnë për t’u përballur edhe me betejat e paqes.
Kështu ka deklaruar ai sot gjatë vizitës në Kazermën e FSK’së, në përvjetorin e 12’të të Pavarësisë së Kosovës.
Ai foli edhe për shërbimin e detyrueshëm ushtarak të cilin synon ta vendosë ai në qeverinë e re.
“Do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm sepse përvoja dhe mësimet gjatë shërbimit ushtarak na duhet për tu përballur edhe me betejat e paqes”, tha ai.