Lista Serbe ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Nenad Rashiç-in, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Përmes një reagimi për media, Lista Serbe theksuar se vendimi i Kurtit është antikushtetues dhe se ky i fundit po i shkel marrëveshjet e Brukselit.
“Me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serbë, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë, Rashiç nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në reagim.
Në reagim po ashtu potencohet se deputetët e Listës Serbe do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, “e cila do të duhet të konfirmoj pa vonesë se është shkelje e kushtetutës”.
Sipas Listës Serbe, emërimi Rashiç-it është rezultat i veprimit të Kurtit për të pasur me vete serbët besnikë, “të cilët do ta vënë interesin e tyre personal para atij kombëtar dhe që nuk kanë asnjë mbështetje nga populli serbë në Kosovë”.
Nenad Rashiç emërohet Ministër për Komunitete dhe Kthim
Ndryshe, Rashiç vjen në këtë pozitë si zëvendësim për të dorëhequrin, Goran Rakiç.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, thuhet se Kurti ka uruar Rashiç-in për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Muajin e kaluar, Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.
Këtë vendim e morën pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.
Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, Rakiç edhe më herët ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.
Në vitin 2020, Rashiç ishte këshilltar i Kurtit, por që kishte dhënë dorëheqje pasi Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për rastin e njohur të “faljes së Hidrocentraleve” gjatë privatizimit të rrjetit të distribuimit të KEK-u.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…