LAJME

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vuçiç: Do mbrohemi nga një agresor i fuqishëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel se nënshkrimi i një memorandumi ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes është në shkelje të një marrëveshjeje nënrajonale dhe shtoi se është i sigurt se NATO-ja nuk ishte e informuar për këtë gjë.

“Kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, por ne kemi parë nga reagimet e Kroacisë dhe disa pjesëve të tjera të rajonit se ata nuk janë shumë të interesuar për të. Jam pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar dhe se as që u është thënë se cilat marrëveshje janë shkelur”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se nuk mendon se për këtë do të shqetësohen Prishtina, Zagrebi apo Tirana.

“Na takon neve, për më tepër, t’i theksojmë Rutte dhe njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është një shkelje e asaj që është pranuar, nënshkruar dhe respektuar që nga viti 1996. Na takon neve të kuptojmë realitetin dhe të përgatitemi për të ardhmen në përputhje me rrethanat”, u shpreh më tej presidenti serb.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, ndërsa Serbia tha se do të kërkojë një shpjegim urgjent nga Ministritë e Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë në lidhje me dokumentin e nënshkruar.

“Ata kanë hapur një garë armatimesh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do të mbrohemi me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, tha Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago