Koordinatori i Gjermanisë për lidhje transatlantike ka kritikuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqjen e mijëra trupave nga Gjermania.
Trump ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të largojë 9,500 trupa nga Gjermania, tha të premten një zyrtar i lartë amerikan.
“Kjo është plotësisht e papranueshme, veçanërisht pasi askush në Uashington nuk mendoi të informonte paraprakisht aleatin e saj të Gjermanisë në NATO”, tha Peter Beyer, një anëtar i konservatorëve të Kancelarit Angela Merkel, për gazetën Rheinische Post.
Pas vendimit të Trump, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha në një intervistë në gazetë se ai pendohet për tërheqjen e planifikuar të ushtarëve amerikanë nga Gjermania, duke përshkruar marrëdhëniet e Berlinit me Shtetet e Bashkuara si “të ndërlikuara”.
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…