Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përballur me probleme gjatë udhëtimit të tij me helikopter, kjo ka bërë që piloti të ndryshojë papritur kursin e fluturimit.
Shkak për këtë ndryshim të papritur kanë qënë kushtet e këqija të motit, të cilat kanë detyruar pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar. Gjatë kohës që Vuçiç fluturonte, moti ishte përkeqësuar pasi kishte nisur një shi i fortë dhe mjegull e dendur.
Kështu që piloti i helikopterit ndryshoi papritmas drejtimin e avionit midis Mrkonjic Grad dhe Donji Vakuf.
Njoftimin për këtë ngjarje e ka dhënë vetë Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Pak ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur, ndërroi jetë edhe basketbollisti i njohur Kobe Bryant, vajza e tij dhe 9 persona të tjerë. Ata u rrëzuan pasi piloti humbi kontrollin e mjetit fluturues.
https://www.instagram.com/p/B7544XrJ9vC/?utm_source=ig_web_copy_link