Për pesë ditë përfundoi dje së ndërtuari një spital në Kinë. Me 1000 shtretër ai filloi të pranojë pacientët e parë të prekur me koronavirus, që po përhapet jo pak nepër botë e në vecanti në Kinë.
Një tjetër spital me 1600 shtretër. Edhe ky pritët të hapet me 5 shkurt.
Natyrshëm se Kosova nuk mund të krahasohet me një popull miliardësh me ushtri milionëshe.
Megjithatë, duke të theksojmë paradoksin tjetër që ekziston te ne. Shumë punë nuk kryhen me vite. Një shembull klasik është një palestër sportive modeste në Istog.
Ajo ka filluar së ndërtuari në vitin 2004. Në një kronikë të përgatitur ditë më parë nga KTV-ja, thuhej sërish se palestra do të përfundojë këtë vit.
Një tjetër projekt që nuk po arrin të përfundojë është zgjerimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë. Një rrugë e tillë, jo pak e rëndëisshme ka nisur të zgjerohet tash e 10 vjet. Por ajo ende ka mbetur vetëm me dy korsi në pjesën më të madhe të saj. Shumë ministra të Infrastrukturës janë ndërruar që nga ajo kohë, por prapë nuk është gjetur zgjidhja që ajo të përfundojë.
Është thënë shpesh se dy nga arsyet kryesore janë papergjegjësia e kompanive dhe problemet me shpronësim. Sikur këto dy projekte ka edhe shumë punë që kanë nisur e nuk po kryhen.
Gjithsesi, në Kosovë do të gjejnë gjithmonë arsye për të mos kryer një punë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…