DOSSIER

Amantia, qyteti ilir që fsheh thesare nëntokë

Në luginën e thellë ku kalon lumi Shushica ndodhet qyteti antik i Amantias. Një zonë me nëntokë të pasur ku prej kohësh janë bërë gërmime arkeologjike, por një pjesë e saj ende premton pasi nuk është zbuluar.

Gërmimet këtu kanë nisur që prej messhekullit të kaluar. Nga puna e arkeologëve u zbulua fillimisht stadiumi i qytetit ilir.

Ekzistenca e një stadiumi në atë kohë në shekullin e 6 dhe të 5 Para Erës Sonë për historianët është me rëndësi pasi tregon se qyteti në atë kohë ka qenë i rëndësishëm.

Gërmime janë bërë vit pas viti ndërsa ekspeditat vijojnë. Një e tillë po bëhet edhe prej dy javësh në Amantia. Arkeologët janë përqëndruar në këtë zonë dhe nga gërmimet ka dalë në dritë një skulpturë antike.

Momentalisht puna është fokusuar në pjesën publike të qytetit.

Kjo ekspeditë tërheq edhe vëmendjen e vizitorëve. Ndonëse jemi në periudhën e vjeshtës ka ende turistë që shprehin interes për zbulimet në këtë territor ndaj ndalojnë në parkun arkeologjik.

Ata që nuk kanë mundësi që të vizitojnë parkun arkeologjik kanë edhe mundësi të tjera për të parë objekte të ndryshme.

Në muzeun historik të Vlorës janë ekspozuar një sërë objektesh dhe artefakte të cilat janë zbuluar në Amantia. Mes tyre është edhe monedha që sipas arkeologëve është përdorur nga banorët e qytetit ilir.

Amantia dhe Foinike në Finiq janë dy zona me nëntokë të pasur në qarkun e Vlorës. Dhe historianët e thonë me bindje se nga gërmimet do të ketë gjetje të tjera me shumë interes për trashëgiminë.

Në fshatin Ploc që ndodhet pranë Amantias së vjetër sot ka pak banorë. Edhe ata shprehin interes për zbulimet në këtë zonë ndërsa janë të mendimet që objektet që gjenden nga arkeologët të qëndrojnë në këtë fshat për shkak të potencialit turistik.

Teksa puna arkeologjike vijon, ka edhe një sërë problematikash.

Për vec problemeve në infrastrkturë duhet të punohet edhe me sinjalistikën. Gjithashtu në parkun arkeologjik ka një person që jep biletën e hyrjes, por nuk ka një ciceron që të shpejgojë për vizitorët zonën.

Autoritetet kanë pjesën e tyre për të përmirësuar. Po ashtu edhe arekeologët të vijojnë përpara me punën. Sepse Amantia është një zonë që premton si në aspektin historik, ashtu edhe në atë kulturor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago