Ambasada e SHBA-së ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në mënyrë të vazhdueshme po e instrumentalizon Policinë e Kosovës për aksione të pa koordinuara në Veri të vendit. Këtë e kanë bërë përmes një reagimi për aksionin e sotëm në Veri të Kosovës ku janë mbyllur komunat paralele serbe.
Për raportin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së kanë thënë se po vazhdon të përkeqësohet si rezultat i veprimeve të njëanshme dhe të pa koordinuara, derisa kanë dhënë një paralajmërim edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësve të këtij institucioni se veprimet e sotme të Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit.
“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga Qeveria për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimin “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, thuhet në reagim.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…