KRYESORE

Ambasada amerikane i përgjigjet Berishës me statistika: 0 anulime të shpalljeve “non grata”

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ambasada Amerikane ka njoftuar se asnjë nga ish-zyrtarët e shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk do të falet.

Në foton e postuar në Twitter, ambasada shkruan se nuk planifikon asnjë kthim vendimi për rastet e përcaktuara deri më tani nga ligji 7031.

“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për tu bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0.”, shkruhet në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, Ned Price, tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara” ndaj ambasadores. “Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, tha Price.

Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë person non-grata, duke u thënë mbështetësve të tij se ky është një akt politik i marrë nën ndikimin e njerëzve të caktuar. Në kuvendin që mblodhi në 11 dhjetor, ai foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA.

Berisha ka paditur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një gjykatë në Paris, ndërsa ka bërë disa herë thirrje që ai dhe DASH të tregojnë prova për akuzat e tyre se Berisha ka minuar demokracinë dhe se ka përdorur postet shtetërore për të pasuruar veten dhe familjen e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago