KRYESORE

Ambasada e SHBA-Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim, luftë korrupsionit

Ambasada amerikane në Tiranë reagon pas deklaratave të forta të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim, si dhe padisë së tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të këtij të fundit për ta shpallur “non grata” nën akuzën e korruspionit.

Berisha iu përgjigj deklaratave të Yuri Kim lidhur me mandatin e deputetit, duke konfirmuar se do të jetë në Kuvendin e ri, në muajin shtator.

Por nga tjetër ambasada e SHBA deklaron prerë se do të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.

Ambasada deklaron gjithashtu se qëndrimi i SHBA është i qartë dhe nuk ndryshon.

“Midis urdërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, tha ambasada e SHBA për News24.

Mesditën e sotme, ish-kryeministri Berisha publikoi padinë e ngritur ndaj Blinken, ndërsa iu drejtua Sekretarit Amerikan, por edhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi mosfutjen e tij në Parlament, që të nxjerrin faktet, provat dhe dokumentet që kanë ndaj tij për konsumim të veprës penale të korrupsionit.

Berisha e cilësoi vendimin për shpalljen e tij “non grata” një vendim politik dhe hakmarrje të George Soros dhe Edi Ramës, ndërsa nuk kurseu dhe sulmet e forta ndaj ambasadores Kim, teksa e cilësoi atë si “guvernatore” në vendin tonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago