Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë thirrje për organizatorët e protestës së sotme para selisë së Partisë Demokratike, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Kim ka shprehur shqetësimet e SHBA-së në lidhje me tensionet e krijuara në ndërtesën e selisë së PD-së dhe përdorimit të dhunës nga protestuesit.
“SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, ka shkruar ambasadorja.
Protesta e së shtunës është thirrur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…