Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka organizuar aksion për zbulimin dhe konfiskimin e pajisjeve për minim të kriptovalutave, shkruan Reporteri.net.
Në këtë aksion që është zhvilluar në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar 272 nga këto lloj paisjesh është arrestuar një person.
Sveçla njofton se aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
Ministri i Brendshëm ka njoftuar se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë.
“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.
Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…